Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkulja e kalldrëmit në Gjirokastër, reagon Kumbaro: Një sqarim pas SMS-ve dhe telefonatave të shqetësuara
Mirela Kumbaro, ish-ministrja e Kulturës, aktualisht deputete e PS ka sqaruar vendimin për heqjen e kalldrëmit përgjatë pazarit të Gjirokastrës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kumbaro sqaron se heqja e kalldrëmit është i përkohshëm, si dhe për t’i hapur rrugë fillimit të punimeve për instalimin e një rrjeti të ri të infrastrukturës nëntokësore.
Punëtorët heqin kalldrëmin në rrugën e pazarit në Gjirokastër, qytetarët: Do reagojë UNESCO?
Reagimi i plotë:
Java nis me Gjirokastrën
Të dashur gjirokastritët e mi, kam marrë mesazhe e telefonata të shqetësuara nga Gjirokastra për punimet që po bëhen në kalldrëmet e Qafës së Pazarit dhe prandaj dua të ndaj me ju dy fjalë:
E kuptoj shqetësimin që sjell ndryshimi i menjëhershëm i zemrës së Gjirokastrës, njesoj si ajo vasha me flokë të gjatë që krejt papritur shkurton flokët
Por të mos ngutemi o të uruar e të lëshojmë vrer se gjoja “u shkatërrua kalldrëmi nga të paudhët”...
Mos të harrojmë se bashkë kaluam me (pa)durim punimet e fazës së parë ku restauruam 8 blloqe në Qafën e Pazarit, rreth 6000m2 sipërfaqe restaurimi, nga çatitë te muret e dritaret, deri te detajet estetike të 60 objekteve, banesa e dyqane. Ky volum i madh pune u krye me mbeshtetjen e Fondacionit shqiptaro-amerikan per zhvillim.
Punuam, u lodhem, sakrifikuam ne Pazar, e di.
Ama, sot jemi krenarë për punën e bërë dhe Gjirokastra ka filluar t’ia ndjejë lezetin.
Tani, të dashurit e mi, kemi hyre në fazën e dytë, me programin e Bankës Botërore që po realizohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, në hapësirat publike të Qafës së Pazarit.
Qafa e Pazarit, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO, është e ndarë në 10 blloqe.
Ky projekt i rrjetit të kalldrëmeve fillon nga sheshi “Çerçiz Topulli“ - Qafa e Pazarit, rruga deri në kryqëzimin e rrugës së Kalasë me Odeonin, rruga e Zejtarëve, Zigait dhe rruga e ish Poliklinikës në hyrje.
Pjesa e kalldrëmit nga Sheshi “Çerçiz Topulli“ - Qafa e Pazarit, është një mozaik dekorativ me gurë të bardhë në qendër e të zinj në pjesët anësore.
Të gjithë e dimë që ky kalldrëm i stilizuar është vendosur rreth viteve ’70, pas një ndërhyrjeje restauruese në qafën e Pazarit. Por që atëhere s’është vënë më dorë në mirëmbajtjen e kalldrëmeve.
Ai kalldrëm e di sa ka vuajtur nga makinat me tangërllëk e nga autobuzët që merojnë këmbësorët
Kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme dhe ne nuk mund të mos e merrnim këtë pergjegjësi! E kemi nisur këtë punë 3 vjet më parë e do e mbyllim të plotë e me cilësi!
Që të jem më e saktë:
Punimet e kësaj faze po zhvillohen në disa segmente kryesore dhe konsistojnë në:
– Përfundimin e rrjetit sekondar të kanaleve të ujrave të zeza dhe në përfundimin e rrjetit kryesor;
– Punime me rrjetin e kanaleve të ujrave të bardha;
– Sistemimin e trasesë dhe shtrimin me çakull natyror;
– Vendosjen e pusetave dhe lidhjen. me njësitë;
– Shtrirjen e rrjeteve inxhinierike nëntokësore në trotuare;
– Pastrimin e territorit;
– Restaurime të nevojshme gjatë kryerjes së punimeve
Sa për KALLDRËMIN që e kemi të gjithë merak:
Proçesi i çmontimit të kalldrëmit ka filluar së pari me dokumentimin e hollësishëm të tij sipas rrugëve në cilat po kryhet ndërhyrja. Më pas është kryer çmontimi i tij manualisht dhe gurët përkatës janë magazinuar sipas rrugëve ku janë çmontuar.
Pas përfundimit të punimeve të infrastrukturës do të rivendosen shtresat e kalldrëmit, si dhe shtresat sipërfaqësore të gurëve duke u bazuar në dokumentacionet e hartuara më parë, për të respektuar konfiguracionin e viteve 70’.
Punimet po kryhen nga e njëjta firmë zbatuese që realizoi edhe restaurimin e objekteve në Qafë të Pazarit me shumë cilësi, t’i japim hakun që meriton! Edhe ju vetë ma keni thënë.
Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, të gjitha sa thashë më lart, janë projekte të studjuara dhe më pas të miratuara në detaje nga UNESCO, dhe mbikëqyren pa dyshim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës, sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Prandaj të durojmë pak muaj sa të mbarojnë punimet, dhe e di që tani, se do ta harrojmë këtë periudhë të vështirë e do t’i gëzohemi lëkurës së gurtë tradicionale të Gjirokastrës ashtu siç e kemi njohur gjithmonë, por të bërë nuse
Sa për dashakeqët që helmojnë, atyre ua kuptoj hallin, po s’ua zgjidhim dot
Gjirokastra do bëhet gur-gur dhe me shumë dashuri
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38