Flash News

KRYESORE

Shkullaku: Mini-Shengeni tensionoi raportet Shqipëri-Kosovë, gjuha që përdori Rama përpjekje për tu faktorizuar si lider

Shkullaku: Mini-Shengeni tensionoi raportet Shqipëri-Kosovë, gjuha

Analisti Armand Shkullaku në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë tensionuar pas takimeve për mini-Shengenin Ballkanik, megjithatë sipas tij, kjo nismë nuk është arsyeja e vërtetë që po pengon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

“Marrëveshjet mes dy shteteve do të dëmtoheshin në rast se ato do të funksionin më së miri. Janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve, por deri më tani kanë mbetur vetëm në letër. Pengohet diçka që është duke u zhvilluar jo diçka që është akoma në projekt. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në një pikë mjaft të ulët”, thotë Shkullaku.

Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke quajtur të pakuptimtë mospjesëmarrjen e Kosovës, si dhe kryeministrin në detyrë Haradinaj një “gënjeshtar”, Armand Shkullaku thotë se kanë prekur opinionin në Kosovë dhe i cilëson si një përpjekje e Ramës për tu faktorizuar si një lider.

“Pavarësisht klimës së krijuar së fundi, sidomos pas deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri në krah të Vuçiç për disa nga liderët politik të Kosovës, është e vërtetë se ka një tension mes Tiranës dhe Prishtinës, por nuk besoj që kjo klimë e tensionuar së fundi do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve për faktin se përpjekjet e Edi Ramës në Tiranë janë përpjekje të një lideri politik që kërkon protagonizëm në një kohë kur qeveria e tij dhe vendi (Shqipëria) ndodhet në një krizë politike”, thotë Shkullaku.

Të fundit