Flash News

KRYESORE

Shkullaku: Ndalimi i Dollapit nuk ishte i rastësishëm, policët morën urdhër t’i merrnin telefonin

Shkullaku: Ndalimi i Dollapit nuk ishte i rastësishëm, policët

Analisti Armand Shkullaku jep një tjetër version sa i takon ndalimit me dhunë të Sahit Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD në protestën e 11 majit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, analisti thotë se ndalimi i Dollapit nuk ishte i rastësishëm dhe se policët morën urdhër në radio për ta ndaluar, me qëllim që t’i merrnin telefonin.

“Ai njeri aty ka qenë në punë të vetë. Nuk ka përplasje me policinë. Ai është identifikuar nga ky polici, ka pasur porosi të veçantë me radio për ta kapur. Janë interesuar t’i marrin telefonit. Gjëja e parë që bën është që fshin telefonin. Aty ka informacion për protestën, nuk ishte ndalim i rastësishëm. Kur godet policin politikani i vihen prangat arrestohet. Ajo që ma shton dyshimin është qëndrimi i ministrit dhe kryeministrit. Pse duket që ka qenë e planifikuar, nëse do kishim një përgjegjësi reale do kishte dy shkopinj gome dhe kaq”, tha mbrëmë analisti.

Të fundit