Flash News

KRYESORE

Shkullaku: Po shkojmë drejt regjimit totalitar, herë pas herë na duartroket edhe SHBA me BE

Shkullaku: Po shkojmë drejt regjimit totalitar, herë pas herë na

Gazetari Armando Shkullaku, duke folur për paketën anti-shpifje thotë se Shqipëria po shkon drejt një regjimi totalitar.

Sipas gazetarit Rama po merr të gjitha pushtetet dhe kjo po ndodh herë pas herë edhe me duartrokitjen e SHBA dhe BE.

 “Ne po shkojmë drejt një regjimi totalitar. Një njeri i vetëm ka në duar të gjitha pushtetet.

Nuk po shkojmë me dhunë me burgje sepse jetojmë diku tjetër por po shkojmë herë duke blerë dhe herë duke u shitur, herë duke mbyllur gojën, herë duke përdorur instrumenta ligjorë dhe pse jo duhet ta themi duartrokitjen herë pas herë të ambasadës së SHBA dhe BE. Nuk më vjen çudi që nesër pasi të miratohet paketa të dalin në deklaratë ku thonë mbështesin ligjin”, tha Shkullaku në studion e lajmeve në RTV Ora.

Të fundit