All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shkupi nuk heq dorë nga “Maqedonia”, opozita greke i vendos tre kushte Tsiprasit

All - Paragraf - 1

Vazhdon klima pozitive edhe në Maqedoni edhe në Greqi lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit dhe raundin e dytë të negociatave pas ripërtëritjes së tyre, i cili është caktuar për më 17 janar në Nju Jork.

All - Paragraf - 3

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të kenë sot edhe një takim, i cili dje u konfirmua prej të dyja ministrive, por koha dhe vendi nuk u njoftuan.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “24 Analiza” deklaroi se takimi mes Dimitrovit dhe Kotziasit mund të mbahet në Greqi.

“Aktualisht ekziston konsensus që termi Maqedoni të gjendet në çfarëdo varianti për të zgjidhur kontestin  e emrit me Greqinë”, deklaroi mbrëmë Osmani.

Ai theksoi se autoritetet greke pranojnë emër në të cilin do të përfshihet termi Maqedoni.

“Ekziston një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, mendoj se kemi arritur deri tek fundi i problemit”, tha  zëvendëskryeministri për Eurointegrimin, Bujar Osmani në intervistën për televizionin grek TV Antena.

“Momentalisht nuk do të hynim në debate konkrete, specifike dhe thelbësore lidhur me negociatat për emrin, por ajo që është e qartë është se klima është përmirësuar ndjeshëm edhe në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën e Greqisë dhe shkohet drejt asaj, siç deklaroi paraprakisht edhe kryeministri, se ekziston zgjidhje e mundshme e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Partia opozitare greke ”Demokracia e Re”, nga ana tjetër, dje i dha linjat e kuqe në negociata.

Emër i përbërë me përcaktim gjeografik, emër për të gjithë dhe për përdorim të përgjithshëm (erga omnes) dhe përjashtimi i deklaratave irredentiste ose praktikave të tilla nga Shkupi, janë tre parakushtet që i parashtroi kjo parti.

Kyetari i saj, Qirjakos Micotaqis ka prezentuar linjat e kuqe të partisë dhe ka thënë se ”Demokracia e Re” nuk do të pranojë zgjidhje vetëm për emrin, nëse nuk plotësohen edhe kriteret e tjera.

Të fundit