Flash News

KRYESORE

Shmang përplasjen me motoçikletën, makina përplas dy gra mbi trotuar, njërës i thyen këmbët

Shmang përplasjen me motoçikletën, makina përplas dy gra

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në qytetin e Fierit.

Një automjet ka humbur kontrollin pranë parkut dhe për pasojë ka përplasur dy gra që po ecnin mbi trotuar.

Nga përplasja, njëra prej grave ka thyer të dyja këmbët, ndërsa dy të plagosurat janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

Sipas të dhënave të para, shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin është përplasur fillimisht me një motoçikletë dhe për të shmangur aksidentin ka devijuar duke hipur mbi trotuar.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes.

Të fundit