Flash News

KRYESORE

“Shmangëm katastrofën”, mjeku Harxhi: Nuk do jetojmë gjithmonë kështu

“Shmangëm katastrofën”, mjeku Harxhi: Nuk do jetojmë

Mjeku Arian Harxhi u shpreh se në spitalin “Covid-1” është vetëm një pacient i intubuar. Sipas tij, deri më tani është bërë një punë e mirë në Spitalin Infektiv. “Me Covid-1 mund të jetë një pacient i intubuar, që mund të jetë mbi 60 vjec. Rastet tashmë kanë rënë. Situata është më mirë. Puna në Spitalin Infektiv ka qenë e mirë. Të gjithë po merremi me kurbën.Nuk mund të parashikohet ecuria e një kurbe sesi mund të shkojë, por prapë disa interpretime edhe mund të bëhen. Këto janë grumbullime të shpërthimeve ndoshta me natyrë familjare, pra që tregon epidemia vazhdon të jetë aktive. Shqipëria parashikoi mori kundër-masa të egra që dhanë rezultat”, tha Harxhi.

Ai vlerëson masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në një intervistë për News 24, Harxhi u shpreh situata nuk do të jetë gjithmonë kështu. “Ne shmangën katastrofën e mbytjes të sistemit shëndetësor me raste të rënda me Covid, me skenare që kemi parë në Itali. E shmangëm sistemin e përmbytjes. Epidemia u përball brenda një spitali, e në pak raste në spitalin Covid-2. Nuk do jetojmë gjithmonë kështu. Sëmundje infektive ka pasur e do ketë, do jenë pjesë e historisë së njerëzimit. Prsh fruthi ka natyrë virale po ashtu. Është më agresiv madje se Sars-2. Virusi i fruthit ekziston, por me vaksinë ndalohet. Urojmë që virusi të ndikohet edhe nga temperaturat. Mund të ndodhë që infeksioni të stabilizohet si infeksioni i një gripi sezonal”, u shpreh Harxhi.

Të fundit