Flash News

KRYESORE

I shmanget kamerave, por del një foto e re e Arta Markut (dhe mesazhi i shtetit të BE për Shqipërinë)

Kryeporkuroja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është munduar t’u shmanget sa më shumë kamerave dhe mediave që kur ka marrë detyrën e re, aq sa disa gazetarë janë ankuar se e kanë shumë të vështirë të marrin edhe ionformacione pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës.

Fotot që qarkullojnë kryesisht nga Arta Marku, janë ato të betimit të saj në Parlament dhe nga dëgjesa e saj në komisionin e ligjeve.

Por së fundmi ka qenë ambasada austriake ajo që ka mundur të publikojë një foto të re të Markut.

Nga takimi që kryeprokurorja ka patur me ambasadorin e Austrisë në Tiranë dhe atë të Suedisë, ambasada austriake shkruan:

“Nisje e mbarë e 2018 për Ambasadorin Sattler duke takuar Prokuroren e Përgjithshme të re Arta Marku, së bashku me Ambasadorin e Suedisë Johan Ndisi. Me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar/korrupsionit në nivel të lartë, 2018 mund të jetë vit transformues për Shqipërinë.”

Të fundit