Flash News

KRYESORE

Shmanget tragjedia, dasmorët me fishekzjarre, i vënë flakën apartamentit

Shmanget tragjedia, dasmorët me fishekzjarre, i vënë flakën

Gëzimi i dasmës për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi për banorët e një pallati në Tiranë. Disa dasmorë në Yzberisht kanë ndezur fishekzjarre të cilat i kanë vënë flakën një apartamenti.

Një nga fishekzjarrët e hedhur nga dasmorët përfundoi në ballkonin e apartamentit, duke sjellë edhe zjarrin. Për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa të lënduar në njerëz, por vetëm me dëme të vogla materiale.

 

Të fundit