Flash News

KRYESORE

Shoferi humb kontrollin e makinës në Elbasan, plagosen dy persona

Shoferi humb kontrollin e makinës në Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi në fshatin Murras.

Shtetasi me inicialet A.S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Është plagosur gjithashtu edhe pasagjeri, shtetasi me inicialet F.K., 25 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Të fundit