Flash News

KRYESORE

Shoferi i dehur del nga rruga, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë në Fier

Shoferi i dehur del nga rruga, humb jetën një person, plagosen dy

Një peson ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, për shkak të daljes nga rruga të një mjeti në Fier. Mësohet se shoferi me iniciale E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.Sh, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi M.Sh, 25 vjeç, banues në Patos.

Sipas policisë, nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Të fundit