Flash News

KRYESORE

Shoferi i Xhafajt me plumb në kokë në garazh. Shkëlzen Qordja dyshohet se është vrarë

Shoferi i Xhafajt me plumb në kokë në garazh. Shkëlzen

Ditën e sotme u gjet i vdekur në garazhin e Gardës së Republikës 31-vjeçari Shkëlzen Qordja, një nga tre shoferët e ministrit Fatmir Xhafaj.

Policia nuk jep detaje për ngjarjen. Ndërsa burime të Prokurorisë thanë për Politiko.al se policia po përpiqet të mbajë të fshehtë ngjarjen.

Ishin njerëz nga Partia Demokratike, ata që kontaktuan median duke i vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë, si dhe duke vënë në dukje faktin që policia po përpiqet të fshehë ngjarjen duke manipuluar dhe provat, pasi dyshohet për vrasje.

Në ambientet e Gardës aktualisht ndodhet një ambulancë, me të cilën pritet të transportohet trupi i të ndjerit, pranë të cilit u gjet edhe arma tip pistoletë.

Të fundit