Flash News

KRYESORE

Shoqata e eksporteve kritikon qeverinë: Aksioni anti-informalitet, pa strategji të qartë

Eksportuesit i bëjnë apel qeverisë që të mos e shikojnë fushatën anti-informalitet vetëm në këndvështrimin e mbushjes së arkës së shtetit, por të bëjnë një plan të qartë që të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit, në të kundërt do të rezultojë një nismë e cunguar.

Sipas presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusit, qeveria duhet të përqendrohet edhe në luhatjet e vazhdueshme që po ndodhin në kursin e këmbimit, të cilat kanë hequr nga qarkullimi 60 miliardë lekë.

“Është lëvizje e menduar, por duhet shoqëruar me një ansambël të tërë masazh dhe lëvizje të tërë sepse formalizmi i cili shpie vetëm në thithjen e të ardhurave nga tregu por pa ja rikthyer tregut nuk është i shëndetshëm”, deklaroi ai për televizionin Scan.

Qeveria ka ndërmarrë në fillim të muajit Korrik fushatën anti-informalitet, e përqendruar fillimit në fushën e shërbimeve, dhe më tej e shtrirë në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.

Të fundit