Flash News

KRYESORE

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dënon dhunën ndaj Bledi Kasmit; Rama të distancohet menjëherë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dënon dhunën ndaj Bledi

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë ka reaguar pas incidentit të ndodhur dje gjatë protestës së opozitës ku mbeti i plagosur kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi.

Në deklaratën e tyre thuhet se dhuna në të tilla raste është e papranueshme duke pasur parasysh se Kasmi kishte vetëm një celular gjatë incidentit.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia”, shkruhet në fund të deklaratës.

Deklarate solidarizimi:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënon me forcë dhunën e policisë ndaj gazetarit të“Rilindja Demokratike“, Bledi Kasmi, gjatë protestës së opozitës, të shtunën e 26 Majit në Tiranë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i uron shërim të shpejtë kolegut Kasmi, e falenderon ekipin mjekësor të spitalit të traumës në kryeqytet, për kujdesin në mjekimin e gazetarit.

Ne vlerësojmë se dhuna ndaj një gazetari, që kishte me vete vetëm një celular, është e papranueshme dhe duhet dënuar.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë i bashkohet reagimit të organizatës “Reporterët pa kufij”, duke kërkuar nga Kryeministri Edi Rama, që të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.

Tiranë, më 27 Maj 2018

Dhuna ndaj gazetarit Bledi Kasmi, Reporterët pa Kufij: Rama të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia

Të fundit