Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shoqata e Hidrokarbureve: Vendosja e tarifës për rezervat do të reflektohet në çmimin e karburanteve
Vendosja e çdo takse apo tarife mbi karburantet është reflektuar gjithmonë në çmimin final me të cilin konsumatorët blejnë produktin. Propozimi i fundit për vendosjen e një tarife të re duket se do të ndjekë të njëjtën rrugë. Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve në vend thanë për “Monitor” se, nëse ministria parashikon një tarifë të re për krijimin e rezervës, menaxhimin e saj dhe një agjenci të re, sigurisht që çdo kosto shtesë do të transmetohet në çmimin e karburantit.
“Deri më sot, nga krijimi i sektorit, kompanitë kanë mbajtur atë që njihet si rezervë sigurie. Ishte fillimisht 30 ditë mesatare shitjeje dhe më pas u bë 90 ditë. Çdo fillim viti, Ministria e Energjisë, në bazë të shitjes që ka pasur kompania një vit më parë, i çon kuotën sa duhet të jetë rezerva e sigurisë. Kjo rezervë njihej në sasitë që ndodheshin në pikat e karburantit, sasinë në depozitë bregdetare dhe sasinë në udhëtim. Vetvetiu një kompani serioze është e detyruar që ta mbajë këtë sasi, sepse në të kundërt del nga tregu. Rezervat janë mbajtur për shkak të ligjit ekzistues.
Me evoluimin e tregjeve ndërkombëtare, kompanitë serioze janë integruar në këto tregje dhe kanë krijuar partneritet me kompani të mëdha furnizimi të cilët mbajnë rezerva në depozitat e tyre për palën shqiptare. Pra nëse në një ditë, sipas Bursës së Londrës, së cilës i referohemi ne për blerje, ka një çmim të leverdishëm, ne bëjmë rezervimin e një sasie të konsiderueshme. Pra rezerva ekziston. Nëse shteti do të krijojë një agjenci që të mbajë rezervat nuk ka asgjë të keqe, por me kushtin që të mos shtohet ndonjë taksë tjetër mbi karburantin. Nëse kjo ndodh, atëherë është rritje kostoje dhe do të sjellë edhe rritje çmimi.
Nëse me mënyrën që operohet sot ka kosto zero dhe ti shton një detyrim ekstra, sigurisht që është kosto. Ne kemi qenë të detyruar të mbajmë rezervën sipas ligjit, sepse ka edhe sanksione. Ligji aktual parashikon që, nëse vjen për inspektim shteti dhe nuk më gjen pjesën e rezervës, gjoba është sa 50% të vlerës së gjithë rezervës që duhet të mbahet nga kompania.
Ende nuk janë dhënë shumë specifika për mënyrën sesi do ta mbajë shteti këtë rezervë, por shtete që e kanë mbajtur vetë këtë rezervë, kanë krijuar humbje për shkak se nafta kuotohet në bursë dhe lëvizjet vjetore minimum / maksimum shkojnë deri në 500-600 dollarë për ton. Plus që duhet të kemi parasysh që ka ca afate për mbajtjen e naftës, nëse ajo mbahet më shumë se 4 vjet, bëhet e papërdorshme. Kompanitë që kanë treg e qarkullojnë, por agjencia ende mbetet e paqartë si do ta qarkullojë.
Plus që për 300 mijë tonë depozita do të duhet të investohet një vlerë 40 milionë euro, të cilat duhet t’i ketë agjencia me logjikë ose do të nënkontraktohet si shërbim që sërish ka kosto”, – sqaron Shoqata Shqiptare e Hidrokarbureve. Nga ana tjetër, kjo shoqatë nënvizon se tendenca e qeverisë për të dhënë çdo shërbim që lidhet me këtë sektor me koncesion që ka bërë që taksat direkt dhe indirekte të rriten shpesh, po shkon në të kundërt këtë herë. Pra po shtojmë shërbime tek sektori publik, por edhe këto, me një kosto. Në fund, pothuajse çdo nismë në sektorin hidrokarbur është shoqëruar me një faturë të majme që e paguajnë qytetarët.
Ministria: Nuk do të ketë rritje të kostos, kompanitë 15% më pak
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të shoqërive hidrokarbure se projektligji për rezervën e sigurisë sjell kosto që mund të reflektohen në çmim. Në argumentin e saj ministria ka theksuar se kostot për këto shoqëri në fakt do të ulen me të paktën 15%. “Ligji ‘Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj’, është një detyrim i padiskutueshëm i Qeverisë Shqiptare pasi është: Pjesë e kapitullit të 15 të paketës së MSA (Marrëveshja e Stabilizim Asocimit); pjesë matricës së masave të buta të procesit të Berlinit; pjesë e paketës së tretë të energjisë.
Në ligjin ekzistues të rezervave të sigurisë, parashikohet që bizneset në disa forma duhet të kenë 90 ditë tregu rezervë sigurie.
Me çmimet e sotme të tregut, kjo rezervë sigurie është e përfshirë në kostot e tregtarëve, duke zënë minimumi 25% të kostove të produktit të blerë nga ana e tyre.
Ajo që propozohet në ligjin e ri është që kjo kosto të ulet, sepse në totalin e rezervës së sigurisë në nivel kombëtar mund të përfshihet edhe nafta bruto, deri në 50% të rezervës. Kjo do të thotë që kostot aktuale do të ulen me mbi tre herë për këtë pjesë (50% të sasisë aktuale).
Mënyra e operimit, e parashikuar në projektligj, duke qenë se përfshin naftën bruto, kostoja e së cilës është më shumë se 3 herë më e ulët, ul kostot e përgjithshme të bizneseve në sektorin e hidrokarbureve, subjekt i këtij ligji me më shumë se 15%”, – thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Pse deklarata e ministrisë nuk justifikon dot që kostot do të ulen
Ulja e kostove për shoqëritë hidrokarbure me logjikë duhet të shoqërohet me ulje të çmimit të naftës. Por nëse kjo është e vërtetë atëherë nuk do të kishte nevojë për një tarifë shtesë tek nafta që sërish do të paguhet nga shoqëritë e rafineritë të cilat do ta transmetojnë atë tek çmimi i konsumatorit fundor. E kundërta në fakt është e vërtetë. Shoqëritë deri më tani kanë njohur si rezerva anijet në det, gjendjen në pikat e karburanteve, cisternat. Me ligjin e ri, këto nuk do të njihen. Pra 30 ditë mesatare shitjeje duhet të jenë në depozita, përveç sasisë që kompanitë kanë zakonisht për aktivitetin e tyre të tregtimit. E njëjta gjë vlen dhe për rafineritë. Kjo automatikisht shton një detyrim të ri.
Nëse kushti i rezervës së sigurisë do të ishte përmbushur deri më sot, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë nuk do të kishte nevojë që të nënvizonte në çdo raport të tij monitorues për avancimin e reformave sipas Procesit të Berlinit, se Shqipëria ende nuk ka krijuar rezervën e sigurisë së naftës për një periudhë 90-ditore. Nga ana tjetër kemi krijimin e një agjencie që do të ushtrojë aktivitetin e saj mbi të ardhurat që do të merren nga subjektet përmes taksimit të çdo litri nafte apo benzine. Kjo sigurisht do të thotë një kosto ekstra që deri më sot nuk ka ekzistuar gjithashtu. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38