Flash News

KRYESORE

Shoqata e Transportit: Biletë autobusi edhe për fëmijët, deri tani kemi toleruar

Shoqata e Transportit: Biletë autobusi edhe për fëmijët,

Tashmë edhe fëmijët do të paguajnë biletën e udhëtimit në autobus njëlloj si një i rritur. Ky vendim ka ardhur nga drejtues të shoqatës së transportit urban qytetas, të cilët thonë se deri më tani ka pasur tolerancë prej tyre për fëmijët 6 vjeç e sipër.

“Shoqata e Transportit Urban nuk ka ndonjë ligj që përcakton që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas. Thjeshtë kur ky shërbim u privatizua ne e toleruam tek fëmijët”, sqaron Kujtim Harshova, raporton Top Channel.

Ai thotë se operatorët kanë kosto të mëdha. Për shkak të trafikut, autobusët ecin me shpejtësi të ngadaltë, çka bën që të harxhojnë më shumë karburant. Për këtë arsye morën këtë vendim.

Shoqata e Transportit kërkon që qeveria t’i rimbursojë nëse do që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas edhe pse janë skeptikë në këtë pikë pasi thonë se nuk janë rimbursuar as për invalidët, e as për studentët që udhëtojnë falas.

Të fundit