Flash News

KRYESORE

“Shoqe që ndërroni edhe burrat”, Fatma Haxhialiu revoltohet me gazetarin: Ky robi është i virgjër ose pervers

Një artikull për dy moderatorët e “Thumb”, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka shkaktuar irritimin e kësaj të fundit.

Ndërsa publikuan foto të tyre, duke kërcyer me partnerët e shoqes, një artikull i shkruar me nota humori nuk është pritur mirë nga Fatma.

Ajo ka ironizuar gazetarin për mënyrën e trajtimit të artikullit bazuar në fotot e tyre.

“Ky robi që ka bërë këtë artikullin ose është i virgjër, ose ka shume kohëëë pa bërë seks, ose është aq pervers saqë çdo gjë që merr frymë i duket objekt seksual dhe e ka lënë pamend fakti që dy shoqe kërcejnë me burrat e njëra-tjetrës.

Sqarim për gazetarin, unë e kam të dashur atë çunin king aty, se akoma s’jemi martuar”, shkruan Fatma.

Të fundit