Flash News

KRYESORE

Shoqëria Civile skuq Ministrinë e Drejtësisë, marshim kundër dhunës ndaj gruas

Shoqëria Civile skuq Ministrinë e Drejtësisë, marshim

Pas një sërë rastesh të prësëritura dhune ndaj gruas si dhe pas rastit flagrant të vrasjes së gjyqtares Hafizi, Shoqëria Civile zhvilloi pasditen e sotme një marshim protestë sensibilizimi jo vetëm kundër gjyqtares së vrarë, Fildes Hafizi, por edhe për të gjitha gratë viktima të dhunës në familje. Marshimi nisi nga Ministria e Drejtësisë drejt Parlamentit.

Në mënyrë simbolike ata hodhën bojë të kuqe mbi godinën e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ndezën qirinj për shpirtat e grave të vrara në shkallët e institucionit.

Përfaqësues të shoqërisë civile pjesmarrës në protestë dënuan dhunën ndaj gruas, duke e cilësuar si dhunë ndaj familjes.

Ata kërkuan gjithashtu ashpërsim të dënimit për dhunën në familje.

Të fundit