Flash News

KRYESORE

Shoqërimi i dëshmitarit, Manjani: Tre pikat që e nxjerrin edhe më zbuluar se dje kryeministrin

Shoqërimi i dëshmitarit, Manjani: Tre pikat që e nxjerrin edhe

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të lajmit se policia ka ndalur të ashtuquajturin ‘bashkëpunëtorin x’. Sipas Manjanit, ndalimi i tij tregon se policia pranon se ai takimin ka ndodhur, dhe së dyti, ‘bashkëpunëtorin x’ e kanë zbuluar ose nga video ose nga bashkëbiseduesi.

Postimi i plotë i Manjanit

Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

  1. Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.
  2. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit...

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!

Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar!

Faqja e zezë veçse nxihet më shumë!

Të fundit