Flash News

KRYESORE

Shoqërimi i dhunshëm, Alfred Lela: Do hedh në gjyq Policinë e Shtetit

Shoqërimi i dhunshëm, Alfred Lela: Do hedh në gjyq Policinë

 

Gazetari Alfred Lela, drejtues i Politiko.al, i ftuar në studion e Real Story ka komentuar arrestimin dhe dhunën e ushtruar nga policia gjatë pjesëmarrjes në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, për shkak se ndërhyri në momentin kur policia po arrestonte me forcë një grua.

Lela tregoi se mbështetja nga miqtë, të njohur e të panjohur nuk ka munguar.

“Jam mirë. Kam pak probleme me qafën dhe nuk e kam mundësinë për të operuar si njeri i shëndetshëm. Biçikletën e kam gjetur. Miqtë më kanë mbështetur, ndër ta mesazhe nga ish deputetë të PD-së. Kam marrë mbështetje nga njerëz që nuk i njihja”, tha Lela.

Gazetari paralajmëroi se do të hedhë në gjyq policinë e shtetit pas dhunës së ushtruar.

“Kam ndërmend ta hedh në gjyq policinë e shtetit. Do ti shkruaj departamentit të shtetit, kam mbledhur video, foto me të gjitha. Kam folur me disa organizma europiane. Nuk kam ndërmend ta le me kaq”, tha Lela.

Të fundit