Flash News

KRYESORE

Shoqërimi i dhunshëm i analistit Alfred Lela, Këshilli Shqiptar i Medias: Dhunë e drejtpërdrejtë mbi lirinë e shprehjes, policia të kërkojë ndjesë publike

Shoqërimi i dhunshëm i analistit Alfred Lela, Këshilli Shqiptar i

Këshilli Shqiptar i Medias dënon dhunën e policisë, ushtruar nga gazetarit Alfred Lela ditën e sotme. Në një reagim zyrtar, KSHM thekson se ky është një tjetër rast i paprecedentë që kryhet ndaj gazetarëve dhe lirisë së shprehjes, ndërsa i bën thirrje policisë të kërkojë ndjesë publike për këtë rast antikushtetues.

Reagimi i plotë:

Këshilli Shqiptar i Medias proteston me forcë për shoqërimin dhe ndalimin e paligjshëm të gazetarit Alfred Lela nga forcat policore në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Gazetari Lela u tërhoq me forcë nga forcat e policisë ndërsa ndiqte zhvillimet e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndalimi dhe shoqërimi i përdhunshëm i z. Lela, gazetar, Drejtor i Politiko.al, anëtar i bordit të Këshillit Shqiptar të Medias dhe njëkohësisht një figurë e njohur televizive, është një tjetër shembull i qasjes agresive të Policisë së Shtetit ndaj medias, pjesë e frymës që vetë Qeveria ka adoptuar ndaj gazetarëve e lirisë së shprehjes.

Policia Shtetit do duhet të kërkojë ndjesë publike për këtë rast dhe në të ardhmen të edukojë trupat e veta që media ka të drejtën kushtetuese të jetë në vend ngjarje për të informuar publikun dhe arrestimi, ndalimi e shoqërimi i gazetarëve që po bëjnë punën e tyre është antikushtetues dhe dhunë e drejtpërdrejtë mbi lirinë e shprehjes.

Të fundit