Flash News

KRYESORE

Shoqërimi i dhunshëm i analistit Alfred Lela, reagon policia: Nuk u shoqërua si gazetar në detyrë

Shoqërimi i dhunshëm i analistit Alfred Lela, reagon policia: Nuk u

Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas shoqërimit të 37 personave në komisariat gjatë protestave të qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar, mes tyre edhe analisti dhe drejtuesi i politiko.al, Alfred Lela.

Sipas policisë, në rastin e analistit Lela, ai nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë, por “pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithē të tjerēve”.

“Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse.

Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithē të tjerēve”, reagon policia, ndonëse vetë gazetari Lela ka deklaruar se ishte i pranishëm në këtë ngjarje nën cilësinë e reporterit dhe se në momentin e arrestimit është goditur disa herë nga efektivët e policisë.

https://politiko.al/pa-kryer-asnje-shkelje-plicia-shoqeron-dhunshem-ne-komisariat-gazetarin-alfred-lela/

Të fundit