Flash News

KRYESORE

Shoqërimi në polici, Olsi Rama i kërkoi Alban Hoxhës të bënte kujdes

Shoqërimi në polici, Olsi Rama i kërkoi Alban Hoxhës të

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha u shoqërua dje në polici, pasi po ngiste makinën i alkoolizuar pranë Parlamentit të Shqipërisë.

Ngjarja çuditi tifozët e kuq, që besonin se kapiteni i tyre ishte një shembull për të tjerët, por ndalimi i tij nuk ishte i papritur për drejtorin Olsi Rama.

Më 20 Nëntor, ai kishte paralajmëruar 31-vjeçarin të bënte kujdes pasi futbollistët e ekipit kishin vënë re nje sjellje të çuditshme nga Hoxha, i cili po atë ditë u fotografua në një nga lokalet e Tiranën nen shoqerine e nje vajze brune ne oret e vona te mbremjes.

Hoxha do të dalë nesër para gjykatës, teksa gjasat janë që ai t’ia hedh me masën ‘detyrim paraqitje’, pasi të premten luhet edhe derbi i kryeqytetit përballë Tiranës.

Partizani është kandidat kryesor për të fituar titullin, teksa aktualisht kryeson Kategorinë Superiore me 31 pikë.

Të fundit