Flash News

KRYESORE

Shoqërohen në polici katër protestues të "Astirit", banorët: Urdhër politik!

Shoqërohen në polici katër protestues të

Katër banorëve të Astirit, të cilët prej muajsh kanë protetuar për banesat e tyre, u është dëguar fletëthirrja për tu paraqitur në komisariatin nr 4.

Në komisariat u paraqitën 4 prej tyre Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lindita Protoduari dhe Altin Qeku.

Sipas banorëve shoqërimi i tyre është bërë me pa të drejtë, dhe po kryhet për të dobësuar rezistencën e protestës së tyre në zonën e unazës.

“Unë protestoj për shtëpinë time. Aty protestojnë me qindra qytetarë ndërsa mua më kanë hapur 2 dosje dhe kjo është e treta për tubim të paligjshëm. Edi Rama ta harrojë nuk ka gjykatë që të na gjykojë pse ne po protestojmë për pronën. Ne na kërcënojnë çdo natë” tha një banor për Ora News.

Banorët e Astirit u pyetën dhe për marshimin e bërë një muaj më parë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.

“Me urdhra politikë janë shoqëruar banorë me arsyetimin për të dhënë fakte e rrethana nga marshimi që është bërë në Surrel drejt Dajtit. Këto shoqërime janë bërë me urdhër të Ramës”, shprehen ata.

Në komisariatin nr.4 ishte i pranishëm dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili fletëthirrjet për të dëshmuar, i ka quajtur me urdhër të kryeministrit Rama.

Të fundit