Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në polici djali i Leonard Kokës, në komisariat edhe vëllai i ministrit

Shoqërohet në polici djali i Leonard Kokës, në komisariat

Nipi i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Durrësit për shkak se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa dokumentacionin e duhur.

Djalit të Leonard Kokës i është hequr patenta pasi është konstatuar në shkelje në unazën e zonës së njohur si ish-Këneta në Durrës.

Mësohet se në ambientet e komisariatit ka mbërritur vetë Leonard Koka, i cili është interesuar për çështjen e të birit dhe ka kërkuar informacion përse i është hequr patenta.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Durrësit.

Të fundit