Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në polici ish-deputeti socialist, kërcënoi me armë ish-gruan

Shoqërohet në polici ish-deputeti socialist, kërcënoi me

Ditën e sotme është shoqëruar nga policia e Elbasanit ish- deputeti socialist Hamit Kosta.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë në lagjen “5 Maji”, teksa ka qenë duke drejtuat automjetin e tij tip “Hamer”, ka kanosur me fjalë dhe armë zjarri ish-gruan e tij.

Ka qenë pikërisht ish-gruaja e tij, që ka njoftuar policinë pas konfliktit dhe ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësin e provës një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Të fundit