Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në polici ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, hetim për financime të paligjshme në fushatën e 2007-ës

Shoqërohet në polici ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, hetim

Është shoqëruar në polici ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Shkak për shoqërimin e tij në paraburgim janë bërë dyshimet e forta lidhur me një financim të paligjshëm të fushatës së tij në vitin 2007 nga Libia.

Aktualisht, po merret në pyetje nga zyrtarët në stacionin policor në Nanterre, lidhur me burimet financiare të asaj fushatë, pasi është përfolur për një financim të mundshëm nga Libia, njofton gazeta Le Monde. 

Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë nëse policia ngre hetime ndaj tij.  

Kjo është hera e parë që Sarkozi është folur nga autoritetet në lidhje me hetimin për financimin e zgjedhjeve të vitit 2007, i cili u hap në 2013.  

Sarkozi ishte president i Francës mes viteve 2007 dhe 2012.

Të fundit