Flash News

KRYESORE

Shoqërohet në polici presidenti i Laçit, ndoqi me BMW Refik Halilin dhe e goditi

Shoqërohet në polici presidenti i Laçit, ndoqi me BMW Refik

Të tjera detaje janë zbuluar nga incidenti mes presidentit të Laçit, Pashk Laska dhe homologut të Tiranës, Refik Halili. ‘Procesi Sportiv’ raporton se Laska e ka ndekur Halilim me një pakinë BMW dhe pasi i ka prerë rrugën e ka goditur.

“Shoqërohet ne polici Presidenti i Lacit Pashke Laska. Ai ka goditur pas një sherri presidentin e Tiranës Refik Halili. Ky i fundit ka denoncuar Laskën për goditje. Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Përplasja ka ndodhur pas ndeshjes Laçi-Tirana në kupë ku presidenti i Lacit ka ndjekur Halilin me një makine BMV X5, pasi të dy janë ndalur ai ka goditur Halilin. Laska për momentin mbahet në ambientet e rajonit Nr 6 në Tiranë”, shkruan PS.

Ndeshja u fitua nga Laçi 2:0, por nuk mjaftoi që ekipi kurbinas të kualifikohej në gjysmë-finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi takimin e parë e humbën 3:0.

Rikthehet dhuna në tribunën ‘VIP’/ Presidenti i Laçit godet Refik Halilin

Të fundit