Flash News

KRYESORE

Shoqërohet një protestues në polici, banorët zhvendosen para Komisariatit nr.2

Shoqërohet një protestues në polici, banorët zhvendosen para

Policia ka shoqëruar protestuesin e Unazës së Re, Besnik Doçin. Për këtë arsye, banorët kanë marshuar drejt Komisariatit nr. 2 duke kërkuar lirimin e tij.

Protestuesi Dorian Protoduari deklaroi se nëse nuk lirohet Besnik Doçi, protesta do bëhet e përditshme para komisariatit të policisë.

“Kjo është policia që i merr njerëzit me Range Rover. Kjo është policia e drogës, jo policia që ne duam. Ne nuk largohemi pa marrë me vete edhe Besnik Doçin. Ose të na presin të gjithëve fletëarrestet”, u shpreh banori para mediave.

Thirrjet e protestuesve janë “Me gjakun tonë ushqehet krimi”, “Poshtë mafia e ndërtimit”, “Kauza jonë, shtëpia jonë”.

Brenda mjediseve të Komisariatit të Policisë ndodhet deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili po kërkon informacion zyrtar mbi motivet e shoqërimit të Besnik Doçit.

Të fundit