Flash News

KRYESORE

Shoqëronte biznesmenin në momentin e vrasjes, miku i Nard Polisë rrëfen ngjarjen

Shoqëronte biznesmenin në momentin e vrasjes, miku i Nard Polisë

Në momentin kur 32-vjeçari Ferdinand Polia është qëlluar me 20 plumba, në fouristradë ishte pasagjer edhe miku i tij, Xhovani Mirashi.

Mirashi tregon dinamikën e ngjarjes, pasi fatmirësisht iu ka spëtuar plumbave në ngjarjen e pasdites së 20 marsit. Pas vrasjes, Xhovan Mirashi është shoqëruar në polici dhe atje ka treguar gjithçka kishte ndodhur.

Dëshmitari ka treguar se pasi është qëlluar Nard Polia, u frikësua se do ta qëllonin edhe atë. Ka zbritur nga fuoristrada dhe teksa vrasësi nxitonte të largohej nga vendi i ngjarjes me motorin e tij, ka bërtitur me zë të lartë “E vrau, e vrau!”.

Pranë vendit të vrasjes është edhe servisi i makinave, nga ku i vëllai ka dëgjuar të bërtiturën e Xhovanit dhe ka dalë menjëherë në rrugë. Ndërkohë autori i vrasjes ka hipur në motorin e tij tip “T Max” dhe është larguar me shpejtësi.

Vëllai i Xhovanit është munduar ta ndjekë autorin me makinë për ta rrëzuar dhe për ta ndaluar. Por motori ka devijuar rrugën duke u futur në një segment ku makina nuk mund të kalonte.

Sipas tyre, autori i krimit është larguar nga rruga dytësore e fshatit Hot, ka dalë tek vendi i quajtur Vinoteka dhe nga aty tek ura e Mesit ku dogji motorin.

Policia mendon se autori mund të jetë larguar me një mjet me karroceri në drejtim të fshatit Bardhaj, por ky është thjesht një dyshim.

Të fundit