Flash News

KRYESORE

Short "ferri" për Tiranën, luan në transfertë ndaj Young Boys për “play off” të Ligës së Europës

Short "ferri" për Tiranën, luan në transfertë ndaj

Tirana ka qenë e pafat në hedhjen e goglave për fazën “play off” të Ligës së Europës, pasi e kanë vënë përballë zvicerianëve të Young Boys.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, në transfertë, duke ia vështirësuar edhe më shumë punën bardhebluve të kryeqytetit përballë një kundërshtari të fortë.

Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit të Tiranës.

Klubi i Jang Bojs është kampion në fuqi i Zvicrës për sezonin 2019-2020. Pjesë e skuadrës zvicerane është edhe mesfushori shqiptar Taulant Seferi. Jang Bojs u eliminua nga turi i tretë i Ligës së Kampioneve pas humbjes 3-0 ndaj danezëve të Midytjland.

Të fundit