Flash News

KRYESORE

Shorti “Euro 2020”, reagon Sadiku: Do luhet mes Islandës dhe Turqisë, për Francën s’po flas fare

Shorti “Euro 2020”, reagon Sadiku: Do luhet mes Islandës dhe

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku ka komentuar shortin e kombëtares për kualifikueset e ‘Euro 2020’.

Në një reagim për “Supersport”, ai e cilëson grupin H ku bën pjesë edhe Shqipëria shumë të fortë, dhe se sipas tij loja do përqendrohet kryesisht mes Islandës dhe Turqisë.

“Është një grup i fortë, do luhet midis Islandës dhe Turqisë, me këto dy ekipe do luajmë kualifikimin tonë. Megjithatë, e shoh si një grup të fortë. Të dyja janë të forta, si Islanda dhe Turqia. Për Francën, nuk po flas fare. Shpresoj që unë të kthehem, Roshi, Abrashi, Kukeli të kthehen, të jemi në formë. Dhe të nisim eliminatoret në mënyrën më të mirë”, u shpreh Sadiku.

Të fundit