Flash News

KRYESORE

Shorti i Champions League, Kukësi dhe Shkëndija përballen me skuadra modeste

Shorti i Champions League, Kukësi dhe Shkëndija përballen me

Shorti u ka buzëqeshur dy skuadrave shqiptare, Kukësit dhe Shkëndijes, në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Kukësi do të përballet me kampionët e Maltës, Valleta dhe ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri në datën 11 ose 12 korrik. Një javë më pas do të luhet ndeshja e kthimit në Maltë.

Valleta është skuadra me më shumë emër në Maltë, gjithsesi, buxheti i klubit dhe eksperienca në kompeticionet evropiane është shumë modeste.

Shkëndija e Tetovës do të përballet në këtë fazë me skuadrën nga Uellsi, The New Saints, që konsiderohej kundërshtari më i lehtë në vazo. Uellsianët janë një ekip pa shumë eksperiencë në Evropë, ndërkohë që skuadra nga Maqedonia ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit.

Të fundit