Flash News

KRYESORE

Shorti për “Euro 2020”, Panucci tregon objektivat

Shorti për “Euro 2020”, Panucci tregon objektivat

Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka komentuar shortin për Euro 2020 ku Shqipëria është në grupin H së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.

Panucci u shpreh se Franca është favorite ndërsa shtoi se nëse nuk do të kushtëzohet nga dëmtimet, Shqiëpria do të luftojë me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë.

“Mund të shkonte më mirë ose më keq, por do të punojmë për të pamundurën. Franca është favoritja e madhe. Edhe Turqia dhe Islanda janë të forta, pretendente për vendin e dytë.

Gjëja më e rëndësishme për mua është të rikuperoj lojtarët, pasi e vë re që nuk iu intereson shumë gjendja e lojtarëve por vetëm rezultati.

Franca është favoritja, Shqipërinë e shoh duke luftuar me Turqinë dhe Islandën për vendin e dytë”, tha Panucci.

Të fundit