Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Shorti për KED, PD letër Ruçit dhe Metës: Të ndërpritet procedura antikushtetuese, PS kërkon të kapë drejtësinë
Partia Demokratike i është drejtuar me një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe drejtuesve të Gjykatave dhe të Prokurorisë, ku kërkon ndërprerjen e procedurës për shortin për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED).
Në letrën e firmosur nga Edmond Spaho, kryetar i Grupit Parlamentar të PD, thuhet se KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP, dhe se kjo procedurë tregon qëllimin e Partisë Socialiste për kapjen e organeve të reja të drejtësisë.
Letra:
- Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, antikushtetues.
- Kryetari i Kuvendit zhbën kriteret ligjore për kandidatët.
- Qëllimi i PS-së, kapja e organeve të reja të drejtësisë.
- KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP
- PD kërkon ndërprerjen e menjëhershme të proçedurës antikushtetuese. Të merret opinion i Këshillit të Legjislacionit.
Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar hedhjen e shortit të enjten për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED).
Ata do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi, (KEPD).
Ata janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.
Për hedhjen e shortit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Partia Demokratike ka shprehur këtë qëndrim Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet një letre të Kryetarit të Grupit Parlamëntar, Edmond Spaho.
Konkluzioni i parë është se Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim flagrant me kompetencën kushtetuese dhe ligjore duke i diktuar organeve te pavarurave zbatimin e deformuar te ligjit.
Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar institucioneve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Pëgjithshëm, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të hartojnë listat e kandidatëve për KED, duke u bazuar tek neni i Kushtetutës që përcakton masën disiplinore si kriter të vetëm për kandidatët.
Kryetari i Kuvendit ka shmangur kriteret ligjore, të zbatuara për shortin e Janarit 2017 nga të gjitha institucionet e pavarura. Ligji përcakton 8 kritere për kandidatët, duke rritur cilësinë e tyre. Mes kritereve është edhe përfundimi i Shkollës së Magjistraturës.
Në letrën e Partisë Demokratike thuhet se: “Ndryshimi i paligjshëm i rregullave të lojës në mes të proçesit, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës. Ndryshimi i këtyre rregullave, për shkak të përshtatjes me vullnetin e njëanshëm të mazhoracës, përbën haptazi tentativë për të ndikuar në përbërjen e KED-së, me qëllimin final, garantimin e kontrollit politik nga mazhoranca mbi këtë organ të pavarur kushtetues dhe nëpërmjet tij, në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.”
Në letrën për Kryetarin e Kuvendit, që i drejtohet edhe Presidentit, institucioneve të përfshira në proçes dhe ambasadorëve, theksohet se: “Qëllimit të kapjes së drejtësisë i shërben edhe mungesa e plotë e transparencës. Kuvendi, nuk ka bërë publik, si herën e shkuar, korrespondencën me Presidentin e Republikës dhe institucionet e pavarura, si dhe nuk keni publikuar apo njoftuar listën e kandidatëve që do të përfshihen në short.“
Konkluzioni i dytë është se, proçesi i nisur nga Kryetari i Kuvendit po kryhet në boshllëk kushtetues dhe ligjor, sepse në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), po përdoret dispozita tranzitore, që kanë humbur fuqinë e tyre.
KED e Përkohshme u zgjodh në Janar 2017 sipas dispozitës kalimtare dhe kjo dispozitë nuk mund të bëhet rregull i përgjithshëm.
Partia Demokratike citon letrën e 13 shkurtit 2017, kur ish-Kryetari i Rëformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj iu drejtua KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm për shortin e KPED-së.
Xhafaj tha atëherë se “Dispozita kalimtare rregullon një çështje të veçantë, që zbatohet brenda një afati të caktuar, tej të cilit, objektivisht, bëhet e pazbatueshme. Në momentin që përmbushet rregullimi i parashikuar në dispozitën kalimtare, ajo bëhet e pazbatueshme për të ardhmen”.
Partia Demokratike thekson se: “Ky rast tregon se qëndrimi i PS ndryshon sipas situatës së momentit, duke vepruar në mungesë të plotë koherence, çka provon se qëllimi i saj i vetëm është të arrijë rezultatin e synuar – kapjen politike të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.”
Konkluzioni i tretë është se veprimtaria e KPED u bllokua qëllimisht nga maxhoranca në mënyrë që Këshilli të mos kryente proçesin kushtetues të vlerësimit për kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku, aktualisht janë 3 vende vakante.
Në përfundim:
- Partia Demokratike thotë se “deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues/ligjor apo deri në krijimin e KLGJ dhe KLP, është e pamundur që të zgjidhet një tjetër KED e përkohshme (KPED).
- Partia Demokratike kërkon vlerësimin/opinionin e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e këtij boshllëku kushtetues/ligjor.
- Partia Demokratike i kërkon Kryetarit të Kuvendit të ndërpresë menjëherë proçedurën për organizimin e shortit, e nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11