Flash News

KRYESORE

Shorti për KLP, “Telefoni” i denoncuar nga PD skualifikohet nga gara

Shorti për KLP, “Telefoni” i denoncuar nga PD skualifikohet nga

Ditën e sotme, është hequr nga lista për shortin e Kandidateve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano, i cili u denoncua ditë më parë nga Partia Demokratike si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

PD publikoi një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit, me emrin “Telefoni”.

 Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, drejtuesi Ulsi Manja ka propozuar që Jano të mos jetë më pjese e shortit.

Kujtojmë që  ndaj Janos  ka nisur verifikimi i të dhënave të tij, gjë që është pranuar dhe nga vetë ai.

Të fundit