Flash News

KRYESORE

Show i Ramës me ‘Llogaridhënien publike’/ Ministrat shmangin përgjegjësitë, gjueti ndaj drejtorëve të administratës

Show i Ramës me ‘Llogaridhënien publike’/ Ministrat

Pas tetë muajsh qeverisjeje, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një turi takimesh të ministrave dhe deputetëve me qytetarët. ‘Llogaridhënia publike’, është pagëzuar kjo lëvizje e Ramës, dhe prej disa ditësh, anëtarët e kabinetit dhe të zgjedhurit socialist kanë organizuar disa takime.

Por burime nga brenda mazhorancës i thanë Politiko.al se kjo lëvizje e fundit është më tepër një gjueti ndaj drejtorëve të rëndësishëm të administratës. Duke ju referuar edhe takimeve të zhvilluara deri më tani, e gjithë përgjegjësia për dështimet është përqendruar pikërisht në nivel drejtorësh dhe sipas parashikimeve pritet të ketë një valë shkarkimesh në poste të larta të administratës. Në të gjitha takimet që ministrat kanë zhvilluar kanë shmangur përgjegjësinë e tyre duke ja deleguar atë nëpunësve të administratës.

Ndërkohë pritet që vetë kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në 11 dëgjesa publike, nga një për çdo qark, duke qenë se në Tiranë u zhvillua javën e kaluar./Politiko.al

Të fundit