KRYESORE

Shpallen aktori dhe aktorja më e mirë turke, ndër të preferuarit e publikut shqiptar

Çdo vit, në bazë të votave të publikut, shpallen aktori dhe aktorja më e mirë turke. Në garë kanqë qenë disa prej aktorëve më të preferuar të publikut jo vetëm turk po edhe shqiptar e kudi nëpër botë ku shihen serialet e filmat ku ata luajnë.

Më të mirët nga të dyja kategoritë janë shpallur Burak Ozcevit dhe Neslihan Atagul. Dyshja u bënë të njohur dhe të preferuarit e publikut qëkur debutuan me serialin "Kara Sevda" që është dhënë edhe në Shqipëri dhe është ndër serialet më të ndjekura në Meksikë e vendet latine.

Momentalisht, dy aktorët janë angazhuar me dy projekte të reja, të cilat po thyejnë rekorde shikueshmërie. Burak me "Kuruluş: Osman" dhe Neslihan me "Sefirin Kizi".

Vendin e dytë në listën e aktoreve e mban Demet Ozdemir e cila luante rolin e Sanemit në serialin “Erkenci kus”. Në vend të tretë Tuba Buyukustun e njohur si Suhan nga “Xhesuri dhe e bukura”. Ndërsa tek aktorët, i dyti është rënditur Can Yaman që ka luajtur në serialin "Erkenci Kus".

Të fundit