Flash News

KRYESORE

Shpallet gjendja e emergjencës në Virxhinia, pas përplasjes civile makina hyn mes turmës me shpejtësi

Shpallet gjendja e emergjencës në Virxhinia, pas përplasjes
Në Virxhinia po zhvillohen protesta dhunshme të nacionalistëve të bardhë, të cilët u u përleshën me kundërprotestues në rrugët përreth një parku, ku po mbahej një miting. Protestat po organizohen pas zemërimit që ngjalli një plan për heqjen e një statuje të gjeneralit të periudhës së Luftës Civile Amerikane, Robert E. Lee, i cili ishte komandant i ushtrisë së Konfederatës së Virginias Veriore në vitet 1862 deri në 1865. Guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe tha në Twitter se kishte deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme "për t'i ardhur në ndihmë shtetit, që t'i përgjigjet dhunës që ndodhi në një miting të ekstremit të djathtë në Sharlotsville". Protestat filluan mbrëmë në Universitetin e Virxhinias. Ato u bënë të dhunshme dhe e detyruan guvernatoin e shtetit t'i paralajmëronte njerëzit të largohen nga kampusi i Universitetit. Protesuesit mbanin në duar pishtarë dhe thërrisnin "jeta e të bardhëve është e rëndësishme', një shprehje që të kujton thirrjet në protestat kundër racizimit dhe diskriminimit të afrikano-amerikanëve. Presidenti Trump e dënoi dhunën në protesta me një koment në Tëitter. "Nuk ka vend për këtë lloj dhune", shkruante Presidenti. Pas përplasjes mes civilëve, një makinë ka hyrë në mes të turmës duke shkaktuar gjatë të plagosur.  
 

A post shared by TIME (@time) on

Të fundit