Flash News

KRYESORE

Shpallet kompania fituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës Orikum-Dukat, 70 mln euro për 14 km

Shpallet kompania fituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës

Kompania Gjikuria është shpallur kompania fituese e cila do të ndërtojë rrugën Orikum-Dukat. Ishte kjo kompani e cila dorëzoi edhe ofertën e pakërkuar ndërsa tenderi ka prej një vlerë prej 50.5 milionë euro.

Sipas Top Channel, Por kjo vlerë përfshin vetëm koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës. Veç saj qeveria do t’i paguajë koncesionarit privat edhe interesat për 13 vjet, që në total sipas listës së paraqitur në projektbuxhetin e vitit 2019, e çojnë faturën e Orikum-Dukat në 9.3 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro.

Rruga ka një gjatësi prej 14.7 kilometrash dhe sipas projektit, koncesionari privat do ta ndërtojë me paratë e veta dhe do ta mirëmbajë atë për një periudhë 13 vjeçare. Në këmbim, qeveria do t’i paguajë nga buxheti një shumë totale rreth 70 milionë euro me këste për 13 vjet duke përfshirë dhe interesat.

Rruga Orikum-Dukat është një prej katër rrugëve të cilat qeveria ka parashikuar të ndërtohen me koncesion.

 

Të fundit