Flash News

KRYESORE

Shpallet në kërkim administratori i ‘Gega Oil’, policia: Dje u largua nga Shqipëria

Shpallet në kërkim administratori i ‘Gega Oil’, policia:

Pak ditë pasi iu bllokua tregtimi i karburantit për shkak të problemeve me pompat, administratori i ‘Gega Oil’ është shpallur në kërkim me urdhër ndalimi nga Prokuroria.

Sipas policisë, Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Megjithë shpalljen e tij në kërkim, policia sqaron se një ditë më parë, Gega është larguar nga Shqipëria.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit « Gen Klaudis ShA », në vijim të zbatimit të Planit të Masave  kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën  07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i  referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 .

Shtetasi Paulin Gega u shpall në kërkim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" ,  "Ndryshimi në aparatet matëse" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale":, njofton policia.

Të fundit