Flash News

KRYESORE

Shpallet në kërkim babai i deputetit të opozitës, administrator i firmës që nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorit

Shpallet në kërkim babai i deputetit të opozitës,

Është shpallur në kërkim Selim Qama, i cili është babai i deputetit të opozitës parlamentare, Klajdi Qama.

Sipas policisë, 61 vjeçari, banues në Tiranë, administratori i subjektit “Klerajdi” akuzohet se në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit” me me dy mjete, njëri pa targa, janë angazhuar për të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se bashkë me dy persona të arrestuar D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj, Skrapar, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktivitetit, me objekt veprimtarie “Grumbullim, përpunim dhe tregtim i gurëve dekorativë” dhe S. K., 40 vjeç, banues në Poliçan, punonjës i një subjekti nxirrnin materialin e gurit në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kujtojmë se Klajdi Qama pranoi mandatin e deputetit nga listat e LSI.

Të fundit