Flash News

KRYESORE

Shpallet në kërkim Nikolla Gruevski; ish-kryeministri i Maqedonisë zhduket pa lënë gjurmë

Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi. Ai është dënuar me dy vite burg për shkak të shkeljes së procedurave në blerjen e një makine luksoze të blinduar.

Duke qenë se Gruevksi nuk është paraqitur vullnetarisht për të hyrë në qeli, Gjykata e Shkupit ka lëshuar mesditën e sotme urdhër-arrestin. Menjëherë, efektivët janë drejtuar për në shtëpinë e ish-kryeministrit, por ai nuk është gjendur aty.

Kërkimet vijojnë ende, ndërkohë që ish-kryeministri rezulton të jetë zhdukur pa lënë gjurmë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka vendosur foton e Nikolla Gruevskit në krah të personave në kërkim nga autoritetet e vendit.

Të fundit