Flash News

KRYESORE

Shpallet sot pavarësia e Katalonjës, eurodeputei Terricabrus: Jemi gati të vdesim për pavarësi

Shpallet sot pavarësia e Katalonjës, eurodeputei Terricabrus: Jemi

Katalonja pas referendumit tësë dielës, pritet të shpall pavarësinë ditën e sotme. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri” eurodeputeti i Katalonjas, Josep Maria Terricabras.

Ai ka deklaruar se asgjë nuk do ta ndal Katalonjën për të shpallur pavarësinë, përveç se ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme, duke bërë realitet kështu, vullnetin e 90% të qytetarëve të cilët votuan referendumin e së dielës.

Terricabres ka deklaruar se për të shpallur pavarësinë janë të gatshëm edhe të vdesin, megjithatë ai nuk beson se konflikti i tyre do të shkojë deri në përmasat e luftës siç ndodhi në Kosovë.

“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, ka thënë Terricabas, transmeton zeri.info.  

Eurodeputeti pret nga institucionet ndërkombëtare që të mbështesin Katalonjën për shpalljen e pavarësisë.

Në fund Terricebras ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Të fundit