Flash News

KRYESORE

Shpallja ‘non-grata’ e Adriatik Llallës, Arta Marku: Amerikanët në Tiranë të gatshëm për hetimin e ish-kryeprokurorit; ne kemi marrë përsipër përgjegjësitë

Shpallja ‘non-grata’ e Adriatik Llallës, Arta Marku:

Kryeprokurorja Arta Marku ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpallur non-grata paraardhësin e saj, Adriatik Llallën. Në intervistën për ‘Real Story’, Marku tha se ishte ndjerë shumë keq për këtë ngjarje, pasi e konsideroi një vendim të rëndë për çdo zyrtar të shtetit.

“Jam ndjerë shumë keq ashtu siç është ndjerë çdo zyrtar i këtij shteti. Është një vendim i rëndë dhe sidomos kur bëhet fjalë për paraardhësin tim”, tha Marku.

Sa i përket mundësisë së nisjes së hetimeve ndaj Llallës, Marku theksoi se përfaqësuesit e Departamentit Amerikan në Tiranë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar në hetimet ndaj çdo zyrtari, përfshirë ish-kryeprokurorin. Pyetjes nëse Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për ish-drejtuesin e saj, Marku nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se ka marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkon Kushtetuta.

“DASH nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar në hetimin e çdo zyrtari, përfshirë rastin konkret. Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon ligji dhe Kushtetuta”, deklaroi kryeprokurorja Marku.

Arta Marku flet për lëvizjet e Prokurorëve: Janë të menduara

Arta Marku në intervistën e parë: Nuk kam ndjerë kurrë presion; sistemi ka degraduar

Të fundit