Flash News

KRYESORE

Shpallja ‘non grata’ e rusëve, Lubonja: Përpjekje e Ramës për të larë mëkatet. Një shtet tjetër influencon në Shqipëri

Shpallja ‘non grata’ e rusëve, Lubonja: Përpjekje e

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Shqipëria. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 Lubonja ka thënë se çështja nuk duhet të shihej me kaq zell por duhet të jemi më fleksibël dhe të mençur.

“Jo të gjitha vendet kanë dëbuar diplomatë rusë. Kjo çështje e hapur që duhet parë me shumë qakftohtësi dhe jo me këtë zell tonë siç e shohim ne.Nuk dua të them nëse është gabim apo jo. Ne nuk na intereson një polarizim edhe në Ballkan kështu. Që një Serbi ,bëhet me Rusinë ehe ne pastaj hapim luftë me Serbinë, sepse ka shumë probleme. Nuk është se NATO gjithmonë mund të ndërhyjë dhe mund të të shpëtojnë nga situata. Duhet të jemi më fleksibël, më të mençur, në largpamës dhe jo me zell të tepruar që na tregon infantil dhe të paaftë’, ka pohuar Lubonja.

Ndërkohë, i pytur nëse ka vërtët ndikim rus në Shqipëri, Lubonja mendon se në vendin tonë nuk ekziston diçka tillë. Po ashtu, Lubonja shton së mund të ketë më shumë ndikim turk për shkak të origjinave tona myslimanë dhe ndonjë afërsie që kemi pasur dikur.

“Duhet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë kur themi ndikim rus, sepse përgjithësisht ndikimet janë në vende që ka një lloj afërsie. Në Shqipëri njerëzit janë të ndikuar përkrah nga perëndimi, mund të ketë edhe pak ndikim turk për shkak të origjinave tona myslimanë dhe ndonjë afërsie që kemi pasur dikur. Por shumë më pak për një ndikim rus në kuptimin e një kulture ruse, e një fryme pro ruse në vend. Unë nuk mendoj se ka ndonjë ndikim rus, mund të flitet për ndikim rus në Ballkan. Dhe kur flitet për ndikim rus në Ballkan mund të kemi Greqinë dhe Serbinë. Pra gjeja nuk është siç kërkojnë ta paraqesin, sikur u kthyem tek lufta e ftohtë. Duhet të kuptojmë se ka një realitet të ri në botë”, shtoi Lubonja.

Të fundit