Flash News

KRYESORE

Shpallja ‘non grata’ nga SHBA, reagon Tom Doshi: Pse e bëni kaq të madhe? Ata akuzojnë Trump dhe ai vijon punën

Shpallja ‘non grata’ nga SHBA, reagon Tom Doshi: Pse e bëni kaq

Deputeti i majtë Tom Doshi ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në skandale korruptive. Në një prononcim për ‘News 24’, Doshi tha nuk është përfshirë kurrë në raste korrupsioni dhe se nuk ka patur punë me tendera.

Ai theksoi se familja e tij ka nënshtetësi australiane dhe nuk ka patur ndonjëherë nevojë për vizië, ndërkohë sa i përket atij personalisht, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk e ka njoftuar për anulimin e vizës.

Doshi bëri edhe një krahasim me dyshimet që mediat amerikane hedhin mbi presidentin Donald Trump, ndërkohë që ky i fundit vazhdon normalisht punën.

“Fëmijët dhe gruaja ime kanë nënshtetësi amerikane dhe nuk kanë nevojë për vizië. Unë kam qenë në SHBA dhe kam aplikuar për vizë, ndonëse kam qenë në hetim. Nuk më thanë se më është refuzuar viza, por kërkuan letër nga Prokuroria. Jam opozitar dhe 13 vite në politikë nuk kam qenë asnjëherë në pushtet. Që të bësh korrupsion duhet të jesh ministër dhe kryeministër. Unë e kam deklaruar pasurinë që në 2000-shin dhe nuk ka patur punë me tendera. As kam ndërmend të merrem me këtë punë. Ata akuzojnë Trump se ka bashkëpunuar me rusët dhe ka vjedhur zgjedhjet, ndërkohë që vijon punën. Pse e bëni kaq të madhe?”,- u shpreh Doshi, i cili në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni, deklaroi sot DASH.

“Vizita ishte e suksesshme dhe e rëndësishme”, koha kur Tom Doshi pritej si mik në SHBA

Të fundit