Flash News

KRYESORE

I shpallur në kërkim prej 2016, arrestohet i dënuari me 9 vjet burg për drogë dhe armë

Ka rënë n prangat e policisë së Tiranës 43 vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake". 

Arrestimi i 43 vjeçarit Gazmend Billaci, u bë në fshatin Kllojkë pas informacioneve të siguruara nga policia në lidhje me vendndodhjen e tij.

Më datë 23.01.2018, në fshatin “ Kllojkë”, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumë kërkuar Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë".

Biraci ishte shpallur në kërkim që prej 12 tetorit të vitit 2016.

"Dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale “ Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake", ku gjate operacionit të bërë ne fshatin "Kllojkë” u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri".

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ‘’ Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake" parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

Të fundit