Flash News

KRYESORE

Shpejtësi ekstreme dhe shkelje normash, ndëshkohen 18 drejtues mjetesh

Shpejtësi ekstreme dhe shkelje normash, ndëshkohen 18 drejtues mjetesh

Policia Rrugore ka ndëshkuar 18 drejtues mjetesh gjatë kontrolleve me radar në disa akse rrugore.

Bëhet me dije se në aksin rrugor Sauk-Teg janë evidentuar shoferë që ecnin me shpejtësi gati ekstrem, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h.

Mësohet se për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.

Njoftimi i policisë:

Si çdo fundjavë Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.

Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugënm për të fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h, edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet efluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin jetën në rrugë.

Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Të fundit