Flash News

KRYESORE

Shpellarë? Moderatori: Kujdes kur i shani, vendi u mbrojt me gjakun e tyre jo me b*thpambukët e Tiranës

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka ripërmendur sërish dje fjalën ‘shpellar’, për disa banorë të ‘Unazës së Re’. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Mazniku pohoi se protestuesit që goditën policinë meritojnë të quhen më këtë term.

Mazniku tha se atë etiketim e meritojnë të gjithë ata persona që kanë goditur mbi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, moderatori Dritan Hila i është kundërpërgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale, sipas të cilit ata banorë nuk meritojnë aspak të cilësohen me termin ‘shpellarë’, pasi për të mbrojtur vendin u dergj gjaku i tyre dhe jo i tiranasve.

“Shpellarët janë krahu i papaguar i punës që ndërtoi Tiranën; janë njerëzit e periferisë që gjithmonë i kemi parë me përbuzje; janë skllevërit moderne; janë emigrantët e gomoneve që bien remitancat. Ndaj kujdes kur i shani. E kanë edhe ata të drejtën e një copë tokë që të bëjnë një shtëpi. Se edhe për të mbrojtur e bërë  këtë vend, gjakun e tyre kemi derdhur, jo të bythpambukëve të Tiranës”, shkruan Hila.

Të fundit